Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në hapjen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit, kërkoi që për kandidatin për kryeministër të kësaj partie, Bedri Hamzën të ndërtohet një sallë trefish më e madhe se ajo e “1 Tetorit” në Prishtinë, se ndryshe nuk mund të mbahen tubime.
“Ju faleminderit të gjithëve që jeni këtu, dhe ju kërkoj ndjesë atyre që nuk i ka zënë kjo sallë, por sonte ua kërkojmë një obligim të ri, kryeministrit të ardhshëm Bedri Hamzës t’ia ndërtojmë një sallë trefish të madhe se ndryshe Partia Demokratike e Kosovës nuk mund të mbajë tubime”, u shpreh Krasniqi, transmeton Klankosova.tv.
Kjo thirrje e Krasniqit erdhi pasi salla “1 Tetori” nuk zuri të gjithë përkrahësit e Partisë Demokratike të Kosovës, ku disa mbetën jashtë saj.
