Policia ka arrestuar tre persona në Leposaviq, për ‘prishje të rendit dhe qetësisë publike’.
Kjo pasi të njëjtit janë zënë duke shkruar grafite në një objekt në këtë qytet.
Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar katër sprejë dhe një maskë.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në një njoftim.
