Kufizime të përkohshme për fluturimet e avionëve civilë janë vendosur në aeroportin Pulkovo të Shën Petersburgut, ka njoftuar Agjencia Federale Ruse për Transportin Ajror (Rosaviatsiya), sipas asaj që raporton Tass.
“Kufizime të përkohshme për funksionimin e aeroportit Pulkovo të Shën Petersburgut u vendosën sot nga ora 7:45 e Moskës (4:45 GMT) për të garantuar sigurinë e fluturimeve të avionëve civilë. Aeroporti përkohësisht nuk pranon dhe nuk dërgon fluturime”, njoftoi agjencia në kanalin e saj Telegram.