Rrahu nënën dhe motrën, e dyshuara dërgohet në psikiatri

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje.

Një e grua dyshohet se ka rrahur nënën dhe motrën e saj.

“DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë 03.01.2025 – 10:00. Raportohet se e dyshuara femër kosovare, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe motrës së saj. E dyshuara është dërguar për tretman mjekësor në repartin e psikiatrisë. Rasti nën hetime” – shkruhet në raportin 24 orësh të PK-së.