Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Dubravë të Suharekës.
Lajmin për këtë aksident e ka konfirmur, zëdhënësi i Policisë së kosovës në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete dhe janë shkaktuar dëme materiale.
”Me datë 02.01.2025 rreth orës 16:00 është raportuar një aksident trafiku në fshatin Dubravë të Suharekës. Në aksident janë të përfshira dy automjete. Si pasoj e aksidentit janë shkatuar dëme materiale dhe 5 persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia e trafikut kanë dal në vendngjarje dhe kanë menaxhuar me aksidentin”, ka thënë Bytyqi për lajmi.net.