Mehmetaj e qet deklaratën e Komandantit të KFOR-it: Maqedonci u zotua me shkrim që nuk e dërgon FSK-në në veri

Kryeministri Kurti vazhdimisht e sulmon ish-Kryeministrin Hashim Thaçi, në lidhje me një lëtër zotimi të 2013-ës, që FSK-ja të mos shkoj në veri pa “izën” e KFOR-it.

Por, ministri i Kurtit, Ejup Maqedonci së fundmi ka përsëritur këtë zotim. Këtë e ka konfirmuar Komandanti i KFOR-it, Enrico Berduani.

E plotë:

O Albin tuci qite kryet

Komandanti i KFOR-it, Enrico Berduani, ka deklaruar në RTK 2 se Qeveria e Kosovës, përmes ministrit Ejup Maqedonci, ia ka dërguar garancinë me shkrim se nuk e dërgon FSK-në në Veri pa pëlqimin e KFOR-it, njëjtë siç ishte arritur marrëveshja në vitin 2013 me Hashim Thaçin.

Citati i plotë: “Ne mirëpresim respektimin e vazhdueshëm të FSK-së për zotimin e tyre të 2013-ës për të mos u vendosur në veri të Kosovës pa pëlqimin dhe autorizimin paraprak të FKOR-it. Ky zotim kohëve të fundit m’u konfirmua me shkrim nga (Ministri i Mbrojtjes, Ejup) Maqedonci”.

 

https://www.facebook.com/share/v/1ETeWKQDQD/?mibextid=wwXIfr