8 Marsi në media: Gratë gazetare duan barazi, pa seksizëm (VIDEO)

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas u mbajt konferenca “Women Journalists in the Spotlight” nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me Rrjetin e Grave Gazetare të Kosovës.

Pjesë e njërit prej paneleve ishte e ftuar edhe Irena Myzeqari nga Rrjeti i Grave Gazetare të Shqipërisë, e cila ka paraqitur sfidat me të cilat përballen gratë gazetare, raporton Klan Kosova.

Atje u tha se gratë përballen me barriera të shumta në ushtrimin e profesionit tyre. Ndërsa u përmendën kushtet dekurajuese të punës duke filluar nga paragjykimi, seksizmi ne media, ngacmimet gjatë punës, si edhe nen-pagesat ne raport me burrat.

Në këtë konferencë morën pjesë ambasadori britanik Jonathan Hargreaves, dhe Jessica Blitt ambasadorja jo rezidente e Kanadasë në Kosovë. /Klankosova.tv