75 vjeçarja vdes nga zjarri në Shtërpcë, policia jep detaje

Një incident zjarri ka ndodhur sot në lagjen Krsticinë në Shtërpce, ku për pasojë ka humbur jetën një grua 75 vjeçare.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë se në dhomën ku kishte ndodhur zjarri, ndodhej trupi i pajetë i viktimës.

Siç ka njoftuar Veseli, në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit nga Shtërpca dhe ekipi mjekësor nga Qendra e Mjekësisë Familjare, që kanë konstatuar vdekjen.

Trupi i viktimës është dërguar në IML në Prishtinë për autopsi.

“Sot, rreth orës 06:15, kemi pranuar një informatë për një incident zjarri në lagjen Krsticinë në Shtërpcë. Patrulla e policisë pas arritjes në vendngjarje, konstatoi se në dhomën ku kishte ndodhur zjarri ndodhej trupi i pajetë i një gruaje 75-vjeçare. Në vendngjarje kanë arritur edhe zjarrfikësit nga Shtërpca dhe ekipi mjekësor nga Qendra e Mjekësisë Familjare, të cilët konstatuan vdekjen e viktimës. Në vendngjarje kanë dalë ekipet përkatëse të hetimit rajonal, forenzika dhe ekspertët e zjarrit. Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit, dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi”, tha Veseli.

Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, por që rasti po hetohet.