44-vjeçarja aksidenton një trevjeçar në Tiranë, largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 44-vjeçare ka përplasur një fëmijë trevjeçar, dhe e njëjta raportohet të jetë larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas policisë, është arritur lokalizimi dhe arrestimi i të dyshuarës, transmeton Klankosova.tv.

Trevjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasen R. S., 44 vjeçe, pasi në rrugën “3 Dëshmorët” ka aksidentuar një fëmijë 3 vjeç dhe më pas është larguar nga vendngjarja. 3-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, bëri me dije policia.