Koha e rregullt e këtij super dueli përfundoi me rezultat të barabartë, 78-78, andaj për ta kuptuar ekipin që e ngre lartë trofeun, u nevojitën vazhdimet.

Pas pesëminutëshit shtesë, “Kuq e Zinjtë” festuan në folenë e “Plisave”, transmeton Klankosova.tv.

E tifozët e kuqezinjve, krijuan atmosferë të zjarrtë e festive pas fitores së shumëpritur të Vëllaznimit.

Në pamjet e dërguara nga lexues të Klankosova.tv, në Gjakovë kumbonte gëzimi i përkrahësve.