Përgjatë javës së kaluar në Ferizaj, sipas policisë u regjistruan 19 raste të vjedhjeve, 17 në rajonin e Ferizajt, një në Kaçanik dhe një në Shtime.
Po në këtë vazhdë kohorë u raportua për dy raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur në Ferizaj.
Policia bën me dije se personat e dyshuar për dhunë në familje pasi janë intervistuar nga policët hetues të dhunës në familje, me vendim të prokurorit të shtetit janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, transmeton Klankosova.tv.
“Në rajonin e Ferizajt policia ka arrestuar 43 persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftimin e policisë.