14 fëmijë arrestohen për vdekjen e një djali nga zjarri në një zonë industruale në Britani

Katërmbëdhjetë fëmijë të moshës 11 deri në 14 vjeç janë arrestuar pasi një djalë vdiq në një zjarr në një zonë industriale.

Policia e Northumbrias tha se grupi – 11 djem dhe tre vajza – u arrestuan me dyshimin për vrasje të paqëllimshme pas incidentit në Gateshead të premten.

Oficerët u thirrën për shkak të raportimeve për një zjarr pranë parkut industrial Fairfield në zonën Bill Quay pak pas orës 8 të mbrëmjes.

Shërbimet e emergjencës mbërritën dhe zjarri u shua pak kohë më vonë.

Në një deklaratë, policia tha: “Më pas mbrëmë bëmë një apel për djalin e zhdukur Layton Carr – besohej se ai ishte në zonë në atë kohë”.

“Mjerisht, pas kërkimeve, një trup që besohet të jetë ai i 14-vjeçarit Layton Carr u gjet i vdekur brenda ndërtesës. Të afërmit e Carr janë informuar dhe po mbështeten nga oficerë të specializuar”, shtoi policia, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.