10 vjet nga pranimi i Kosovës në FIBA

Megjithatë, dyert për pranim të plotë të basketbollit të Kosovës u hapën në momentin që Komiteti Olimpik Ndërkombëtar njohu Komitetin Olimpik të Kosovës.

Delegacioni i prirë nga kryetari i atëhershëm Erolld Belegu, në përbërjen e të cilit ishin Leart Hoxha – Sekretar i Përgjithshëm, Arben Fetahu e Valton Bilalli dorëzoi aplikacionin për anëtarësim në FIBA më 5 shkurt 2015.

Përgjigja erdhi më 13 mars, pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të FIBA, që me votim unanim e pranoi Federatën e Basketbollit të Kosovës si anëtaren e vet të 215-të.

Pranimi në FIBA i mundësoi Kosovës përfaqësim ndërkombëtar pas një çerek shekulli izolim dhe hap mundësi të zhvillimit të basketbollit që Kosova nuk i pasur asnjëherë.

Përndryshe, Kosova në ranglistën e re të FIBA-s renditet në pozitën e 79-të./Klankosova.tv.