“10% e qytetarëve në Kosovë janë të komunitetit LGBTIQ” – Deklarata e kryeministrit Kurti që e çuditi deputetin e VV-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, thotë se është habitur me deklarimin e para një kohe të kryeministrit Albin Kurti, i cili pati thënë se 10 për qind e qytetarëve në Kosovë i takojnë seksit të njëjtë.

Në një intervistë për Insajderi, Rrahmani tha se në asnjë mënyrë, për askënd, nuk do ta ndryshojë votën sa i përket Projektkodit Civil.

Sipas tij, shoqëria kosovare nuk pranon sulmin ndaj familjes tradicionale, që siç thotë ai po tentojnë t’ia bëjnë disa politikanë në vend, të cilit me çdo kusht po tentojnë ta “kontrabandojnë projektkodin civil”, që lejon martesat e gjinisë së njëjtë.
PER VIDEO KLIKO KETU