0.83% e votave ende të panumëruara, KQZ-ja jep detaje

Procesi i numërimit të votave është gati duke përfunduar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka numëruar tashmë 99.17% të votave, por ka mbetur edhe 0.83% për të votave të mbetura.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, tha për Klankosova.tv se procesi i numërimit do të fillojë sot në ora 16:00.

“Sot në orën 16:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve planifikon të fillojë numërimin në Qendrat Komuale të Numërimit në komunat: Prishtinë, Obiliq, Lipjan dhe Partesh. Procesi i numërimit në Qendrat tjera do të fillojë pasi të bëhen të gjitha përgatitjet e duhura teknike dhe administrative”, tha Elezi.

Ai njoftoi se KQZ në qendrën “1 tetori” do të mbajë një konferencë për media me fillim nga ora 16:00.