Një grua nga Fushë Kosova ka raportuar në polici se djali i saj i mitur është zhdukur që nga data 4 prill.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është nën hetime.
Raporti i plotë:
“Rr. 28-Nëntori, Fushë Kosovë / 04.04.2024 – 11:00. Ankuesja kosovare ka raportuar se djali i saj i mitur me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim. /Express/