Analisti Visar Ymeri ka treguar pse kryetari i VV-së, Albin Kurti, nuk po jep dorëheqje nga poti i deputetit për të qenë vetëm kryeministër në detyrë.
Ai ka bërë me dije se një gjë të tillë Kurti po e bën sepse nuk është i sigurt nëse do të jetë prapë kryeministër.
Në emisionin “Debat Plus”, Ymeri, i cili ka qenë edhe kryetar i VV-së, ka thënë se Kurti nuk iu beson aftësive të deputetëve të VV-së.
“Sipas mendimit tim, Albin Kurti po insiston me kanë edhe deputet, sepse edhe ai e dinë që nuk është i sigurt a ka me kanë kryeministër. Albin Kurti mendon që deputeti i VV-së nuk mundet me e drejtu punën në Kuvend pa të. Ai nuk i beson aftësive të njerëzve, o Yll. A bash kaq pak e njihni a?”, ka thënë Ymeri.
Ai ka shtuar se Kurti largohet nga posti i deputetit vetëm nëse dikush ia garanton se prapë do të jetë kryeministër.
“Albin Kurti mendon se pa qenë ai aty, grupi parlamentar i Vetëvendosjes nuk dinë me përfomru, sepse nuk ka besim në ta. Për qata ai do më kanë. Sot ti me ia garantu, nëse mundesh me ia garantu, se ka me u bo kryeministër, nesër ai largohet prej pozitës se deputetit”, ka thënë Ymeri.