Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka shpërndarë një artikull të ‘Balkan Insight’ ku citohen ish-pjesëtarë të partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, të kenë folur për “ushtrinë dixhitale” të partisë. Ajo konfirmon ekzistencën e kësaj “ushtrie”.
Von Cramon këtë e ka thënë me anë të një postimi në platformën ‘X’ (ish-Twitter), shkruan Gazeta Insajderi.“Faleminderit për këtë pjesë të rëndësishme. Në të vërtetë ushtria dixhitale e VV kufizon lirinë e fjalës”, ka shkruar ajo.
“Në Kosovë, ish-anëtarët e partisë në pushtet Vetëvendosje kanë konfirmuar gjithashtu ekzistencën e një ushtrie dixhitale që ka për detyrë të përhapë informacione, të rrisë praninë dixhitale dhe të synojë pikëpamjet e kundërta”, përmend një nga pjesët e shkrimit von Cramon. /Insajderi.org/