Detaje të reja janë mësuar nga sulmi me armë në një sallë koncertesh në Moskë të Rusisë. Mediat e huaja shkruajnë se numri i të vrarëve ka shkuar në 40 persona ndërsa 100 të tjerë raportohet të jenë plagosur.
Ekipet speciale ruse kanë mbërritur në vendngjarje ku u raportua se 3 persona të armatosur kishin hapur zjarr ndaj të pranishmëve.
Në momentin e sulmit qindra persona që ishin të pranishëm në sallën e koncerteve u evakuuan, ndërsa çatia e godinës është djegur dhe rrezikon të shembet ndërkohë që brenda ka ende njerëz.
Autorët e armatosur, kanë hedhur granatë mes të pranishmëve të cilët të alarmuar kanë vrapuaqr për të dalë nga salla.
Në pamjet e publikuara në rrjetin social “X” shihet teksa një prej të pranishmëve regjistron momentin e sulmit të rëndë.
Më 7 mars të kaluar, ambasada amerikane në Moskë paralajmëroi për sulme të mundshme terroriste brenda 48 orëve, veçanërisht në vendet e mbushura me koncerte.
PER VIDEO KLIKO KETU