Vëllai i Jul Dedës akuzon produksionin për mashtrim, nxjerr foto të Eglës në makinë jashtë BBV

Izolimi i Eglës vazhdon ende të përflitet nëpër rrjetet sociale e kjo për faktin se mbrëmjen e djeshme u injorua fakti që Egla ishte fotografuar jashtë BBV duke ecur rrugëve të Tiranës.

Moderatori Ledion Liço u shpreh se Egla ka qëndruar e izoluar 48 orët e fundit, duke treguar edhe pamjet nga izolimi i saj, ama pamjet që qarkulluan në rrjet nuk u përmendën.

Për këtë ka reaguar dhe vëllai i Jul Dedës, Mario Deda, me anë të një story në Instagram ku shkruan se 48-orëshi i Eglës në dhomën e bardhë është mashtrim, teksa publikon një foto tjetër të Eglës duke hipur në një makinë.
PER FOTO KLIKO KETU