Zëdhënësi kryesor i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Effie Defrin, tha se Forcat Ajrore po vazhdojnë të kryejn sulme në Iran.
“Edhe në këtë moment, pilotët e Forcave Ajrore po vazhdojnë të kryejnë sulme dhe goditje të gjera në zona të ndryshme të Iranit”.
“Një seri sulmesh që nuk është ndalur për gati 40 orë dhe përfshin mbi 150 objektiva. Fokusi i sulmeve në 24 orët e fundit ka qenë Teherani,” tha ai.
Në një deklaratë televizive, Defrin thotë se Izraeli ka goditur një vendndodhje nëntokësore në Iranin perëndimor “që përdorej për ruajtjen dhe lëshimin e raketave tokë-tokë dhe raketave lundruese”.
“Kjo bazë është sulmuar dhe edhe figurat e larta që e kishin vizituar atë më parë janë eliminuar,” thotë ai.
Defrin shton se raketat e ruajtura atje ishin parashikuar të lëshoheshin “kundër qytetarëve izraelitë apo edhe forcave të vendeve të tjera perëndimore në Lindjen e Mesme”.