Pas pretendimeve për ngacmim seksual ndaj pjesëtareve komunitetit serb në pjesën veriore të vendit nga zyrtarët policor, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë morri vendim të krijoj një task-forcë që do të trajtonte raste të tilla. Udhëheqësi i kësaj task-force po thotë se deri tani nuk ka raportime të tilla dhe se ato që ishin përmendur më parë kanë qenë pretendime të mediave lokale në gjuhën serbe në veri.
Përballja e tillë e nënkryetarit të “Demokracia Serbe” me zyrtarë të Policisë së Kosovës pos IPK-së tash do të hetohet edhe nga një task-forcë e krijuar me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Dhe jo vetëm ky rast por kjo task-forcë realisht fillin e kishte për pretendime të mediave lokale në veri që zyrtarët policor po ngacmojnë seksualisht gratë e komunitetit serb.
Pretendimet me sa duket po bijnë poshtë sepse ndonëse është funksionalizuar që gati një muaj, asnjë raportim i llojit të tillë nuk ka shkuar në drejtim të task-forcës.
“Asnjë rast nuk e kemi hiq, as që tre vite sa jam unë këtu e as në vitin 2025 nuk ka hic. Një rast ka qenë që më kanë pyetur mediat, dhe më kanë thanë që vetëm kanë dëgju por rast të raportuar ndaj policëve për ngacëmim seksual”, deklaroi Elshani.
Ndërkohë, njohësi i çështjeve të sigurisë, Arben Dashevci po vlerëson se krijimi i kësaj task force është përgjigja më e mirë ndaj atyre që hedhin këso pretendime.
“Duke pasur parasyshe që vendi po afrohet për zgjedhjet lokale dhe matanë lumit ibër ekzistojnë disa parti politike që e zmadhojnë problemin më shumë sesa që duhet dhe për këtë arsye është PK-ja që e ka krijuar këtë task-forcë pikërisht për përgjigjien e të gjithve sepse presioni pastaj me ankesat e këtyre partive politike, ateherë përgjigjia si për ndërkombëtarët, si për partitë që kanë pas ankesa kinse për ndonjë diskriminim, sulm që janë proklamuar më përpara, kjo është ajo përgjigjia më adekuate”, deklaroi Dashevci.
Përpos zyrtarëve policor që janë të përfshirë në këtë task-forcë që udhëhiqen nga Veton Elshani, kjo do të monitorohet edhe nga IPK dhe Misioni i EULEX-it.