Sulmi i Iranit me dronë ndaj Izraelit, e konfirmojnë edhe SHBA’të

Një zyrtar amerikan ka konfirmuar se Irani ka lëshuar drone kundër Izraelit, menjëherë pas njoftimit nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit.
Kështu po raporton CNN, përcjell Gazeta Insajderi.

Më herët edhë një zyrtar izraelit konfirmoi gjithashtu se Irani ka lëshuar dhjetëra dronë.
Zëdhënësi i IDF’së, Daniel Hagari tha se ata po e ndiqnin kërcënimin në hapësirën e tyre ajrore dhe shtoi se ato do të marrin disa orë për të mbërritur në Izrael.
GPS-i në Izrael nuk do të jetë në funksion në zona të caktuara si pjesë e përgatitjeve, tha Hagari.

“Nëse zbulojmë kërcënime specifike që kanë një kohë më të shkurtër mbërritjeje, ne do t’ju përditësojmë menjëherë”, tha Hagari.
“Ne ju kërkojmë të jeni vigjilentë dhe të ndiqni udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm. Ne i kuptojmë këto kërcënime dhe i kemi trajtuar ato në të kaluarën”. /Insajderi.org/