Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të tij.
Së fundmi ai ka zhvilluar një koncert në qytetin e Pogradecit, ku qindra qytetarë shkuan të ndjekin nga afër muzikën dhe atmosferën që vetëm Noizy di të krijojë.
Ai që ra në sy nga vetë reperi ishte fansi i tij më i zjarrtë për shumë vite, Arbri Bogdani. Arbri me aftësi të kufizuara është nga ndjekësit më të rregullt të reperit nga Durrësi.
Karrigia me rrota nuk e pengon aspak të riun të ndjek koncertet e të preferuarit të tij.
Atë e shohim shpesh në videot e shfaqura në rrjetet sociale të Noizy-t, pasi është kudo në koncertet e Rigels Rajkut. Videoja e fundit që po bën xhiron në rrjet është pikërisht nga koncerti në Pogradec, ku Noizy si shumë herë i ka dhenë vemendjen e duhur fansit të tij.
Ai e ka ftuar Arbrin në skenë, ku së bashku kanë kënduar këngën “Jena Mbretër 2”. Përqafimet nuk kanë munguar mes të dyve në sytë e qindra qytetarëve që kanë duartrokitur veprimin e reperit.
Noizy, i cili është nga reperët e pakët që ka aq shumë admirues, shpesh është komplimentuar për marrëdhënien e ngushtë që ka me fansat, e sidomos me Arbrin.
Prej kohësh ai mbështet të riun 23-vjeçar, ku nuk kanë munguar dhe surprizat për të. Arbri ka qenë i ftuari special në “Alpha Show” dhe shumë koncerte të Noizy-t, ku ka fituar një vend të veçantë në zemrën e reperit.
Gjithashtu gjatë një live në Tik-Tok, këngëtari ka përshëndetur të riun, ku i ka dërguar dhe një dhuratë “simbolike”.
@arbribogdani @Noizy thank you my bro love u❤️ #fypシ #shqipe #viral #albania #otr #noizy #fyp ♬ original sound – Arbri