Sot me fillim nga ora 13:20, do të mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Me këtë rast ka reaguar vëllai i saj, Leonardi, i cili tha se dhimbja po shtohet.
“Sot në ora 13.20 vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridonës tonë. I ftojmë mediat që ta përcjellin seancën.
Dhimbja po na shtohet dhe nuk gjejmë asnjë ngushëllim sa herë e mendojmë dhe e shohim se si dy fëmijë të vegjël po rriten pa nënën e tyre. Urojmë që gjykimi të përfundojë shpejtë”, ka shkruar ai.