Shpërthen Erjola ndaj Eglës pasi ia theu pjatën ku përgatiti tortë për babain e ndjerë

“Primen” e së martës, Erjola rrëfeu historinë e saj të jetës, ku shprehu se babai, i cili ishte miku i saj më i mirë, ndërroi jetë kur ajo ishte akoma një fëmijë.

Ndërkohë që ditën e djeshme ajo ka përgatitur një tortë për babain e saj të ndjerë, dhe shprehu se po feston Ditën e Verës për herë të parë pas shumë kohësh.

Pjatën me tortë Egla e theu, ku më pas shprehu se tortën e hëngri dhe nuk ka të bëj me të.

Ky gjest bëri që Erjola të “shpërthej” në lot dhe të bërtitura:

“O idiote, është torta e babait tim, o injorante, o vrer.”