Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka nisur publikimin e pasurisë për zyrtarët publikë për vitin 2025, duke përfshirë edhe deklaratat e kryeministrit në largim, Albin Kurti.
Sipas deklaratës së pasurisë, pasuria e paluajtshme e Kurtit ka mbetur e njëjtë, ku bashkëshortja e tij është e regjistruar si pronare e një banese me vlerë 400 mijë euro.
Përveç kësaj, Kurti ka deklaruar se ka një shumë të gatshme prej rreth 1,800 euro në bankë.
Bashkëshortja e tij ka depozituar gjithashtu 15 mijë euro në një bankë në Norvegji dhe ka kursime prej 500 eurosh të cilat janë kursime të vajzës së çiftit.
Ndërkohë, qiraja e apartamentit ku ata jetojnë në një nga lagjet më të përshtatshme të Prishtinës është raportuar të jetë vetëm 250 euro në muaj.
Si të hyra vjetore, ai ka deklaruar 20 mijë e 278 euro që merr si pagë si kryeministër.
Ndërkohë, bashkëshortja e tij merr 44 mijë e 100 euro në vit.