Ministri për Komunitete dhe Kthim i Qeverisë në detyrë, Nenad Rashiq, ka bërë një reagim ndaj vendimit të Gjykatës Themelore që publikoi klankosova.tv, kundër përdorimit të flamurit dhe simboleve serbe në Ditën e Vidovdanit.
Rashiq ndër tjera insiston se përdorimi nga ana e komunitetit serb, të simboleve dhe flamurit serb, nuk përbënë kërcënim për identitetin e askujt, transmeton klankosova.tv.
”Në interes të paqes dhe bashkëjetesës, ne presim një qasje konstruktive nga të gjitha palët e interesuara dhe zbatim të vazhdueshëm të ligjit”, thotë ai në kumtesën e dërguar për media.
