Pjata me kokainë në mikrovalë: Pamjet gjatë operacionit antidrogë në Itali ku u arrestuan 3 shqiptarë

Operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Sammogia”, i iniciuar nga Policia italiane, u zhvillua njëkohësisht në Shqipëri, Itali dhe Gjermani, ku ranë në pranga 13 shtetas, të cilët trafikonin kokainë nga vendet e origjinës drejt Italisë.

Gjatë operacionit në Shqipëri, të dyshuarit që u arrestuan janë Landi Kalemaj, 52 vjeç, Floriant Muho, 38 vjeç dhe Ledjon Muho, 33 vjeç, pjesëtarë të një organizate kriminale në Itali.

Për tre shqiptarët, Gjykata e Bolonjas ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
KLIKO KETU PER VIDEO