Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë duke qëndruar në sallën e Kuvendit, edhe pas dështimit të 40-të.
Veprimi ishte paralajmëruar nga deputeti, Mërgim Lushtaku, që u shpreh para mbledhjes së sotme që “është mirë ta përcillni aktivitetin tonë”.
PDK-ja dhe partitë tjera opozitare kanë refuzuar të votojnë për komisionin për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.