Njësia e Antidrogës në Policinë e Kosovës përmes një konference për media ka shfaqur pamje nga konfiskimi i 20 pakove me heroinë(10 KG), 2500 euro para kesh dhe një celular në një veturë gjatë një operacioni që ka zhvilluar të dielën në pikën kufitare në Merdarë.Insajderi sjell pamjet se si janë paketuar substancat narkotike të llojit Heroinë, si dhe paratë kesh që policia ka konfiskuar.
Reshat Murseli, major i antidrogës përmes një konference për media ka treguar se vetura ishte me targa kroate, shkruan Insajderi. “Sot Policia e Kosovës- njësia e antidrogës ka zhvilluar një plan taktik ne automjete. Tek një automjet me targa kroate A.L ne bagazh 20 paketime heroinë. Në derën e bagazhit janë gjetur para ne vlerë 2500 euro dhe një celular”, ka thënë ai.
Në konferencë për media është bërë e ditur se shoferi i veturës, shtetas kosovar dhe kroat, është ndaluar për 48 orë. Ai dyshohet se është person me precedime penale dhe ka qenë i arrestuar edhe më herët për substanca narkotike.
Tutje, sipas policisë, droga vjen përmes Turqisë ose Iranit dhe përmes rrugëve të Ballkanit ka arritur në Kosovë. Në konferencën për media u tha se vlera totale e mallit të konfiskuar është 200 mijë euro.
PER PAMJE KLIKO KETU