Votimi i Komisionit Hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore, ka çuar në përplasje pozitën dhe opozitën edhe në mbledhjen e Komisionit të sotëm parlamentar, ku është e pranishme ministrja Arbërie Nagavci.Ajo pati një përplasje të ashpër me deputetin e PDK-së, Ardian Kastrati.
Kastrati: Ti kur t’vijmë në qeveri na tregon cka me ba, këtu të tregojmë na ty çka ki me bo ti. Ti vec mundesh me nejtë qitu.
Nagavci: Mos më ndërpreni. Unë kam raportu dje aty.
Kastrati: Oj shoqe, na kemi kërkesë si deputetë. Nuk jam tuj paragjyku a kanë qenë a nuk kanë qenë 60 ne kërkojmë nga Administrata, nëse thonë kanë qenë mbi 60 në rregull.