Sara Gjordenit duket se i është shtuar një “armike” e re.E kemi fjalën për Gabriela Arapin, ish-konkurrentja e “Për’Puthen”, e cila ka provokuar me një veprim të bërë në emisionin “Mos i Bjer me top” tek E Diell me Ronaldo Sharkën.
Gjatë një loje, ku Gabrielës iu shfaqën disa foto të personazheve publik, ajo do jepte mendimin e saj.
Kur pa foton e Bardhit, Gabriela e palosi dhe e vendosi tek gjoksi, duke shprehur se e pëlqen shumë si djalë dhe si karakter. Kur pa foton e Sarës, ajo vendosi ta djegë, pasi shprehet se nuk e pëlqen dhe i jep një energji të keqe, pavarësisht se nuk e njeh.
PER VIDEO KLIKO KETU