Një burrë u përpoq të hiqte “një qime të rritur” në trupin e tij, mbeti me 4% mundësi për të mbijetuar – pastaj gjërat morën një kthesë befasuese

Një burrë u deklarua “me tru të vdekur” me 4% mundësi për të mbijetuar pasi u përpoq të hiqte “një qime të rritur” në trupin e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Steven Spinale, nga Teksasi, u diagnostikua me helmim gjaku pasi një infeksion goditi keq trupin e tij, thotë një GoFundMe e nisur nga motra e tij, Michelle.
Siç bëhet e ditur më tej, 36-vjeçari u intubua dhe më pas u vendos në koma të shkaktuar nga mjekët pas një muaji në spital për ta lejuar të shërohej.
Michelle ka dokumentuar përvojën e vëllait të saj që kur ai u pranua në spital në fund të vitit 2022.
Motra e tij shkroi në një GoFundMe: “Mjekët po bëjnë gjithçka që mund të bëjnë për të dhe nëse dikush mund ta kalojë këtë, është ai”.

“Steven është kaq i rëndësishëm për kaq shumë njerëz dhe ne kemi nevojë që ai të luftojë siç nuk ka luftuar kurrë më parë. Gruaja e tij nuk është larguar nga ai, kështu që të ardhurat e tyre ‘janë zhdukur’ tani”.
Ajo nënvizoi një moment të fundit duke pretenduar se mjekët thanë, “Steven nuk do të dilte i gjallë nga kjo”, dhe se asaj “i thanë se ai nuk kishte aktivitet truri”.
Edhe para se të shtrohej në spital, mjekët ishin të habitur nga simptomat e tij dhe nuk mund të kuptonin se çfarë nuk shkonte me të.

Ndërsa ishte në spital, Steven zhvilloi gjithashtu gripin A dhe pneumoni të dyfishtë në të dy mushkëritë e tij, së bashku me sindromën e shqetësimit akut të frymëmarrjes.
Ai kaloi tri javë në koma, por familja e tij nuk pushoi së besuari se ai do të shërohej.
Dhe pas një sërë procedurash dhe trajtimesh, ndodhi mrekullia – ai doli nga koma pa asnjë dëmtim të trurit dhe që atëherë është shëruar pothuajse plotësisht.
Steven që atëherë është kthyer në shtëpi dhe me ndihmën e të dashurve të tij, ai po mëson sërish se si të ecë.