Një analist i Shqipërisë shfaq budallallëkun e tij publikisht, krahason drejtuesit e UÇK’së me Mlladiqin

Analisti shqiptar, Shpend Gashi ka ofenduar rëndë gjeneralët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke i krahasuar me kriminelët serb si Ratko Mladiq dhe Milan Radojçiç.
I ftuar në “Zonë e Lirë” analisti dhe ish profesori i shkencave politike, Shpend Gashi, i ka quajtur ‘kriminel lufte’ prijësit e UÇK’së.
Ai ka ofenduar edhe popullin kosovar duke shtuar se “nuk duhet strehuar kriminelet”– duke iu referuara krerëve të UÇK’së, përcjell Gazeta Insajderi.
Deklarata skandaloze e tij vazhdon edhe kur thotë se ushtarët e UÇK’së kanë vrarë serb të pafajshëm.

“…Edhe shqiptarët e Kosovës, ata gjeneralët që janë e bënë Kosovën çorapë. Nuk kanë qenë më të mirë se Mlladiqi e Rajojqiqi- kriminel lufte kanë qenë edhe ata. Po çka se ke frik ti përmendësh sepse duhet ruajtur kombin. Kombi nuk mbahet duke strehuar kriminel. Kanë vrarë edhe sert të pafajshëm” citohet të ketë deklaruar ky analist në emision me Arian Çanin.
Lidhur me deklaratën skandaloze të Shpend Gashit ka reaguar analisti nga Kosova, Ilir Mirena. Ai e quan ‘debill dhe injorant’ analistin nga Shqipëria që sipas Mirenes ‘nuk ia ka haberin se çfarë flet.
Reagimi i Ilir Mirenës:

Kthehemi n’tema tonat.
Qe nje debill dhe injorant nga Shqiperia, qe s’ja ka haberin çfare flet. Shpend Gashi e paska emrin, dhe prijesit e UÇK’se po i krahason me kriminelin Ratko Mladiq…
Po duket si morr i kuq komunist i aradhave partizane te Ramiz Alise ne fund te Luftes se Dyte Botetore ne Kosove.
Nejse, me siguri i ka ni vet kosovaret dhe k’ta t’VV’se se çfare flasin per kreret e UÇK’se, e ndoshta s’ka edhe faj…🤷‍♂️
Intervista e plotë e tij. Minuta e 36’të:
PER VIDEO KLIKO KETU