Nga nesër lejohet kalimi i veturave në rrugën “Xhorxh Bush”,

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci, ka njoftuar se nga dita nesër (e enjte) do të hapet për vetura një korsi në rrugën “Xhorxh Bush” duke lejuar kalimin deri te hyrja kryesore e parkingut nëntokësor.

Brestovci i tha Insajderit se janë duke u kryer detajet e fundit, si sinjalizimet deri tek hyrja e parkingut.

“Po është e vërtetë e kemi liruar rrugën dhe të enjten në mëngjes e hapim atë deri te hyrja kryesore e parkingut”, u shpreh ai.