MINT i fton bizneset për pjesëmarrje në Forumin e Biznesit në Slloveni

Me qëllim të promovimit të kompanive kosovare, rritjes së investimeve, si dhe rritjes së gamës së produkteve për eksport në tregjet ndërkombëtare, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim edhe me institucionet përkatëse, i ka ftuar bizneset vendore për pjesëmarrje në Forumin e Biznesit në Kranjska Gora të Sllovenisë, që do të mbahet me 22 mars 2024.

Përmes një njoftimi për media, MINT thotë se ky forum, si fokus të veçantë do të ketë realizimin e takimeve B2B ndërmjet bizneseve kosovare dhe bizneseve sllovene, përmes bashkëpunimit me agjencinë homologe sllovene për zhvillim të biznesit “Spirit Slovenia”.