“Mes ankthit dhe lotëve”- Ish banorja e BBA kryen një ndërhyrje kirurgjikale

Dea Michelle, e njohur më së shumti nga pjesëmarrja e saj në formatin ‘BBV2’, së fundmi nuk është parë të jetë aktive në rrjete sociale.
Pasditen e sotme, nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo ka treguar se ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale e cila ka zgjatur për më shumë se katër orë. Duke treguar që gjithçka ka shkuar mirë, ajo bën një rikujtesë për të gjithë: ‘Të mos lini pas dore kontrollet shëndetësore!’

‘Këtë fundjavë jam përballur me disa nga frikërat e mia më të mëdha.
Pas disa muajsh analiza dhe vizita, u desh një ndërhyrje kirurgjikale që zgjati 4+ orë.
Kjo ka qenë një eksperiencë sfiduese, pavarësisht se jam përpjekur të jetoj sa më normalisht mes ankthit dhe lotëve.

Ndërkohë koha pas operimit, të mësoka të jesh mirënjohese për gjërat e vogla(të medha) që shpesh i marrim për të mireqena.
Falë zotit çdo gjë shkoi mirë. Mirënjohese për mjekët dhe njerëzit e mi të dashur që më kanë qëndruar pranë. Rikujtesë për të mos i lënë pas dore kontrrollet shëndetesore! Qëndroni gjithmonë optimistë dhe kujdesuni për veten! Ju uroj shëndet të gjithëve!💕’