Mbyllja e Bon Vivant, përfshihet edhe Dimal Basha

Mbyllja e lokalit Bon Vivant ka nxitur reagimin edhe të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.

Ai tha se prej se ka ardhur VV-ja në pushtet të ardhurat e bizneseve janë dyfishuar, shkruan Gazeta Express.

Ai tha se para se të vinte Albin Kurti në pushtet bizneset kanë paguar deri në 90 milionë euro në fitim, teksa pas ardhjes së VV-së në pushtet ata kanë paguar 185 milionë euro.

Çka po thonë që kemi hy në krizë ekonomike se qenka mbyll ni kafiq në Prishtinë? Po thonë që ka mbaru jeta e natës në Prishtinë! Nejse, ju e dini ma mirë, po thash t’ju kallzoj pak për jetën e ditës të bizneseve! Në Qeverinë e Albin Kurtit, bizneset kanë pagu 185 mil € tatim në FITIM, që i bie se bizneset kanë pas fitim 1.85 miliard euro meqenëse paguajne 10% të fitimit! Para Kurtit, maksimumi që kanë pagu ka qenë 90 milion euro. Pra, sot bizneset fitojnë dyfishin sa kanë fitu para se me ardh ne në pushtet! Pra jeta e ditës për biznese është TOP, e për jetë t’natës ngushëllime, se kam ditë që krejt Prishtina keni nejt qaty 🙂”, ka thënë Basha. /Express/