Pas më shumë se 10 orësh, ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj është intervistuar nga Prokuroria Speciale, kjo me kërkesë të prokurorisë dhe jo siç gënjeu avokati i tij duke thënë se vet Berishaj kishte kërkuar të paraqitej në Prokurori, shkruan Insajderi.
Ambasadori problematik, nga prokuroria po dyshohet për tri vepra penale; ‘’Shpëlarja e parave’’, ‘’Shmangia nga tatimi’’ dhe ‘’Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’’.
Por pavarësisht kësaj, ambasadori pas intervistimit duke se ka vendosur të relaksohet ai është parë duke i cakërruar gotat me birrë me avokatin e tij.
Ka qenë vet avokati, Tomë Gashi i cili e ka publikuar fotografinë në llogarinë e tij në Facebook.
Në njoftimin e prokurorisë poashtu theksohet se Berishaj ishte ftuar edhe më herët për intervistim.
“Po ashtu, ju njoftojmë se ambasadori Martin Berishaj, edhe më herët është ftuar për intervistim, por vet Berisha kishte kërkuar nga Prokuroria Speciale që të shtyhet intervistimi, për shkak të angazhimit të tij si ambasador”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
Me të përfunduar intervistimi sërish ka dalë të flas publikisht Tomë Gashi, por kësaj radhe para gazetarëve.
Ai nuk pranoi që të komentojë asgjë nga intervistimi, duke u arsyetuar se “është konfidencial”.
PER FOTO KLIKO KETU