Në këtë Listë prinë Donaldi dhe Beatrix. Historia e dashurisë së tyre është një nga më të komentuarat në këtë format. Por, pas daljes kjo histori mbylli kapitujt pasi Donaldi u rikthye te dashuria që kishte lënë jashtë.
Ilnisa dhe Meritoni
Ishin shumë faktorë që ndjekësit i bën të mendojnë që kjo lidhje nuk do të funksiononte. Edhe pse nuk zgjati shumë, kjo martesë ishte e bukur për aq sa ishte, shkruan “Kosovarja”.
Romeo dhe Heidi
Romeo dhe Heidi bën një dasmë madhështore në “BBVA”. Dashuria e tyre u komentua pafund, ku të gjithë ndjekësit besonin se kjo dashuri nuk ka një fund. E vërteta është se dyshja nuk i mbijetuan dallgëve që u solli jeta.
Kiara dhe Luiz
Për dallim nga çiftet e lartë përmendura, dashuria e Luizit dhe Kiarës triumfoi. Një çift që u njohën, u fejuan e u martuan para mijëra syve dhe sot gëzojnë dashurin me vajzën e tyre Lunën.
Jozi dhe Loredana
U martuan me një dasmë me shumë figura publike, por gëzimi nuk iu zgjati shumë. Dyshja aktualisht kanë thënë se nuk kanë kontakt me njëri-tjetrin.
Gjesti dhe Egli
Me një ceremoni madhështore u kurorëzua edhe dashuria e Eglit dhe Gjestit. Kujtojmë që raporti i tyre kishte vazhdimisht ulje dhe ngritje, shkruan “Kosovarja”. Sot dyshja po vazhdon të komentohet si çift pasi në daljet para pas “BBVA”, u panë të afruar me njëri-tjetrin.
“Big Brother”, për disa ishte një aventurë e këndshme për disa një lojë e strategji , e për disa një histori e paharrueshme që po vazhdon, shkruan “Kosovarja”.