Një prej romancave më të komentuara publikisht së fundmi mendohet të ketë mbaruar, marrë shkas edhe nga deklaratat e protagonistëve.
Peleshi, në disa paraqitje publike foli për këtë pjesë duke u shprehur:
“Unë e di që kam folur me një siguri për atë lidhje, por nuk ka qenë sepse jam mendjelehtë apo sepse krijoj besim te një person tak-fak, përkundrazi është shumë e vështirë të ma fitosh besimin dhe nëse kam folur me kaq siguri është sepse ma kishte fituar sigurinë sepse më kishte futur në shtëpi, unë jetoja me familjen e tij, prindërit e tij, vëllezërit e tij ishin si familje e dytë për mua.
Bënim plane për martesë në të ardhmen e afërt, më prezantonte si të fejuarën, ka takuar familjen time dhe këto ishin gjërat që më shtynin të kisha siguri dhe të mendoja që unë me këtë njeri i kam gjërat e finalizuara, sa herë kam pasur probleme apo krisje kam menduar që janë gjëra që çdo çift i kalon ama, jam nxituar në këtë konkluzion sepse në fund të fundit unë jam vetëm 20 vjeç, nuk mund të pretendoj që partneri i parë që kam në jetë do të jetë i fundit, do jetë ideali, shumë larg asaj gjëje, kështu që s’funksionoi, s’funksionoi. Kaq.”