Ledioni i shpëton mijëra euro gjobë Eglës!

Egla Ceno, momentalisht banore e “Big Brother VIP”, bëri një deklaratë të fortë disa ditë më parë.
Duke diskutuar me Julia Ilirjanin, Egla u shpreh se vite më parë është ngacmuar seksualisht nga një personazh i njohur televiziv.
Më pas, Egla tregoi edhe emrin e tij, duke iu referuar Saimir Kodrës, gazetarit të emisionit “Stop”.
Deklarata e saj bëri bujë të madhe në rrjet, mirëpo më pas videoja u fshi nga faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, si në Instagram, ashtu edhe në YouTube apo çdo platformë tjetër.

Për këtë erdhi edhe një reagim nga Saimir Kodra, i cili u shpreh se bashkë me Eglën, do të përballen në gjykatë.
Fjalët e Saimirit iu transmetuan Eglës nga produksioni i BBV pavarësisht se ndodhet ende në reality show. Saimiri kërkon prova nga Egla, për këtë ngjarje të ndodhur 25 vite më parë.
Mirëpo në rrjet u komentua gjithashtu se Ledioni u duk sikur i mbajti krah Saimirit për të nxjerrë keq Eglën, të cilës ndër të tjera iu shpreh se atë deklaratë nuk duhet ta kishte bërë, pavarësisht sa keq mund të jetë ndjerë ajo.

Por, Ledioni i kupton më së miri situata të tilla, pasi një deklaratë e fortë si ajo e Eglës, nëse nuk ka prova, sidomos kur I bëhet një personazhi të njohur, rrezikon të gjobitet me shifra të majme parash për prishje imazhi.
Ledioni u përpoq ta qartësonte Eglën, megjithëse në fund ia tha edhe një mesazh të qartë se në fakt është krah saj dhe jo anasjelltas: “Por mos harro, Top Channel është gjithmonë me më të dobtin“.