Kush janë dy familjarët në Istog që u therën me thika në orët e para të mëngjesit
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejё, Stacioni Policor nё Istog, më datë 28 mars 2024 rreth orës 07:35, ёshtë informuar se nё fshatin Istog i poshtëm- Istog, ka ndodhur njё rast therje me mjet tё mprehtë (thikё).
Njësitet relevante pranë Stacionit Policor nё Istog, menjëherë kanё dalë në vendngjarje, aty kanë takuar njё person tё lënduar i cili ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, pas pak nga njёsitet policore arrestohet edhe i dyshuari tjetёr i cili gjithashtu ёshtё dërguar pёr tretman mjekёsor.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se të përfshirë në rast janë dy familjarë, Arton Llapi (1975) dhe Shefqet Llapi (1964).
Nё vendin e ngjarjёs ёshtё sekuestruar mjeti i mprehtё (thika) e cila dyshohet sё ёshtё pёrdorur nё kёtё rast.