Liderët e partive kryesore të partive politike opozitare, PDK, LDK dhe AAK, kanë mbajtur takim nga emisari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Pas takimit, kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka dal me një reagim ku është folur për zhvillimet aktuale në vend.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kanë folur për vizionin e së ardhmes për popullin dhe shtetin e Kosovës.
”Komunikimi me aleatët strategjikë, është jo vetëm i mirëseardhur dhe i frytshëm, por edhe i domosdoshëm për t’i avancuar interesat e Kosovës. Nisur nga ky qëllim, sonte, në rezidencën e ambasadorit Hovenier zhvilluam një darkë pune me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”.
“Bashkë shkëmbyem qëndrimet për zhvillimet aktuale politike në vend dhe vizionin për një të ardhme më prosperuese për popullin dhe shtetin tonë. Kosova, çdo fitore dhe çdo sukses në rrugën e çlirimit, pavarësisë dhe shtetndërtimit e ka arritur me SHBA-të, prandaj, partneriteti ynë është i paalternativë edhe në rrugën e së ardhmes drejt integrimit euro-atlantik”, ka thënë Krasniqi.