Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Insajderin se sipas të dhënave të para, ka vetëm dëme materiale por jo edhe në njerëz.
“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Prishtinë -Ferizaj. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, u shpreh ajo.
Insajderi ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga përgjegjësit e kësaj kompanie farmaceutike, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.
KLIKO KETU PER VIDEO