Reshjet e borës mbrëmë në Kosovë duket se kanë shkaktuar telashe për aterimin e aeroplanëve në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jasharin” në Prishtinë. Pasagjerët që po udhëtonin nga Londra në Prishtinë me kompaninë “Wizz Air”, thonë e se e kanë parë tmerrin me sy. Insajderi ju sjell detajet.
Në redaksi të Gazetës Insajderi ka arritur një video ku dëgjohen britma e të qara fëmijësh.
Fluturimi në këtë destinacion, që zakonisht zgjatë 2 orë e 45 minuta, mbrëmë zgjati rreth 4 orë. Madje, ishin përhapur edhe informacione që shkaktuan shqetësim tek pasagjerët. Iu tha se “aeroplani ka mbetur pa kirozinë”.
Aeroplani i “Wizz Air” nuk kishte mundur të ateronte në Prishtinë, kishte marrë rrugën në Shkup, në pamundësi për të ateruar edhe atje, janë rikthyer në Prishtinë.
“Tmerrin e kemi pa me sy, 4 orë kemi mbetë në ajër”, i tha njëri prej pasagjerëve Insajderi.
“Thashë vdiqëm, fëmija kajshin, mendum qe me kaq e patëm, na u tha që ka mbete edhe pa karburant”, është shprehur një tjetër.
PER VIDEO KLIKO KETU