Një djalë që merrte pjesë në gjyqin e vrasësit të babait të tij në Brazil ndërpreu procedurat gjyqësore për të qëlluar disa herë mbi të dyshuarin dhe për ta sulmuar atë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në një sallë të gjyqit në São José do Belmonte.
Dhe pamjet tregojnë Cristiano Alves Terto, 27 vjeç, teksa hapi zjarr ndaj Franscico Cleidivaldo Mariano de Moura, 38 vjeç.
Watch the latest video at foxnews.com
Mbetet e paqartë se si Terto kishte hyrë në sallën e gjyqit me një revole të kalibrit 38.
Sulmi ndodhi më 29 nëntor 2023, por policia publikoi videon vetëm më 1 prill 2024.
Policia që ndodhej në vend e ndoqi atë nga dhoma dhe përfundimisht e arrestoi nën dyshimin për tentativë vrasje.
Moura i mbijetoi sulmit, por duhej të shkonte në një spital lokal dhe më pas të transferohej në një institucion më të madh për trajtim.
Ndryshe, Moura vrau Francisco Alves më 5 tetor 2012. /Telegrafi/
PER VIDEO KLIKO KETU