“Ka dezertu në luftë”, “Iku deri në Kukës prej krismave në Ujman”, dy historitë që po e portretizojnë Sveçlën si frikacak

“Ka dezertu në luftë”, “Iku deri në Kukës prej krismave në Ujman”, dy historitë që po e portretizojnë Sveçlën si frikacak

Ish-inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani, ka bërë një deklaratë të padëgjuar më parë për Ministrin Xhelal Sveçla. Ai tha se Sveçla, është gjuajtur me armë gjatë qëndrimit të tij në Ujman dhe ka ikur deri në Kukës nga frika. Por, që kjo nuk është deklarata e parë publike që vë në pikëpyetje ‘trimërinë’ e ministrit. Kohë më parë një ish-komandant kishte thënë se ministri gjatë luftës kishte ikur maleve.

Burim Ramadani ditën e djeshme dha një deklaratë që bëri buj, ai tha se në fillim të korrikut, ministri i Sveçla, është gjuajtur me armë gjatë qëndrimit të tij në Ujman dhe se kishte ikur pas kësaj.

Siç pretendon Ramadani, kjo ka ndodhur gjatë momentit kur Sveçla ishte në barkën e tij së bashku me disa policë.