Ju kujtohet i riu që nxiste ikjen e kosovarëve nga vendi? Dyshohet se tentuan ta rrëmbenin në qendër të Prishtinës

Edon Haziri, një personazh që u bë i njohur me deklaratat e tij në kohën e largimit masiv të kosovarëve nga vendi më 2015, ka thënë se disa persona kanë tentuar ta rrëmbenin të enjten në Prishtinë.Në një reagim në rrjetet sociale, ai ka thënë se është sulmuar nga disa persona, ende të panjohur, dhe se të njëjtit janë përpjekur ta rrëmbenin.

Sipas tij, rasti ka ndodhur në qendër të Prishtinës, në afërsi të Hotelit ‘Grand’.
“Jam duke shku me i marrë kamerat sot te pronari i lokalit. Më keni ndjek, më keni sulmu pa ju bërë send”, ka thënë ai.

Ngjarja dyshohet se është motivuar nga debatet në rrjetin social Tik-Tok.
KLIKO KETU PER VIDEO